Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur sot fajtor nga një gjykatë në Paris. Sarkozy është dënuar me tre vjet burg për korrupsion, por do të kryejë vetëm 1 vit të dënimit, pasi 2 janë pezulluar.

Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 në 2012, mohoi vendosmërisht të gjitha akuzat kundër tij.

Politikani 66-vjeçar dyshohet se është përpjekur të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një magjistrat i lartë në 2014 në lidhje me një veprim ligjor në të cilin ai ishte përfshirë. Ish-Presidenti i kishte ofruar një punë prestigjioze në Monako gjyqtarit në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal rreth partisë së tij.
Gjykata tha se Sarkozy do të ketë të drejtë të kërkojë të mbahet në shtëpi me një byzylyk elektronik.

