Nga Shqipëria / E Hënë 1 Mars 2021, 10:10

'E kam zënë unë se ky kishte turp', Tea flet për lidhjen me Beartin

Tea ka vendosur së fundmi t'i përgjigjet pyetjeve të fansave, të cilët kanë qenë shumë kuriozë të dinë më shumë për lidhjen e saj me Beartin. 

Një prej fansave ka pyetur: “Çfarë është ajo që të pëlqeu më shumë te Bearti dhe si të fitoj si femër?”.

Tea tregoi se Bearti kishte turp dhe e bëri ajo hapin e parë.

"Një korrigjim, e kam zënë unë se ky kishte turp, po, kishte turp nga unë”, u shpreh Tea, teksa Bearti në siklet e mohon.

Ndërsa Bearti në Instagramin e tij tregoi se të dy janë shumë xheloz për njëri-tjetrin.