Nga Shqipëria / E Diel 28 Shkurt 2021, 23:11

Grushta e shkelma/ Pamje të tmerrshme: Eri dhe Dori përplasen fizikisht (Video)

Një sherr i turpshëm ka ndodhur me Erit dhe Dorit djalit të ri në Përputhen. Pas disa minutash që hyri në emision të enjten, Dori u përplas me Erin pas një komenti banal.

Sherri ka degraduar deri aty sa në prapaskenë dy djemtë janë përplasur fizikisht.

Në pamjet e publikuara sot në "Përputhen Prime", shihet se djemtë e emisionit dhe stafi janë munduar të ndajnë dy djemtë. 

Produksioni i emisionit Përputhen vendosi përjashtimin e Erit dhe Dorit pas sherrit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)

Duke vënë theksin se të tilla veprime nuk tolerohen, sidomos duke marrë parasysh faktin se Përputhen është një program ku të rinjtë kërkojnë për të gjetur dashurinë e jetës, moderatorja Bora Zemani tha se skena të tilla janë absolutisht të papranueshme.

“Eri është përfundimisht i përjashtuar nga ky program. Ndërsa Dori, djali i ri që iu bashkua programit, edhe Dori është përjashtuar nga emisioni. Më vjen keq sepse sapo ishte bërë pjesë”, tha Bora.