Moti i ngrohtë i kësaj fundjave ka bërë që qytetarët të drejtohen drejt plazhit.

Plazhi i madh i Durrësit, por dhe Golemi e Gjiri i Lalëzit janë pushtuar nga qytetarë të shumtë.

Nga pamjet që sjell Top Channel shihet se disa prej qytetarëve kanë shijuar detin e diellin duke dalë me rroba banjo ndërsa të tjerë kanë bërë shëtitje.
