Nga Shqipëria / E Diel 28 Shkurt 2021, 17:05

'Dhunë, vuajtje', Ana flet për të kaluarën e dhimbshme

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Lleshi rrëfeu sot në “Trotuar” një pjesë të së shkuarës së saj. Ana u shpreh se ka një të shkuar të dhimbshme, me shumë vuajtje dhe historia e saj do prekte çdokënd.

“Edhe njerezit që mendojnë se s’kanë zemër, po të dëgjonin historinë time do të kuptojnë se kanë zemër. Fakti që nuk e tregoj atë histori nuk është se më dhemb, sepse e kam pranuar veten, e kam lënë pas të shkuarën dhe kam vazhduar përpara por thjesht nuk jam gati ta them. Ndoshta nuk kam gjetur vendin e duhur, por patjetër që një ditë do ta them“.

Ana rrëfen se as njerëzve të saj të afërt nuk ua ka treguar historinë.

“As miqve nuk ia kam thënë, tani do të thonë çfarë historie kam që e kam mbajtur të fshehtë. Unë kam dashur të më vlerësojnë për Anën që do njihnin, për gocën që jam sot. As me meshkujt që kam pasur lidhje nuk e kam ndarë historinë sepse nuk doja që të më shikonin për gjynah“.

"Ka shumë dhunë, ka rrugë, ka çdo gjë. Unë e di që nëse publiku dëgjon historinë time do qajë dhe pastaj do thonë sa keq, e paskemi sharë kot. Por unë dua që nëse kanë një mendim të gabuar për mua ta mbajnë, nuk dua që këta njerëz të më duan vetëm për atë historinë“.

E përlotur tregon se njërëzit që i kanë qëndruar prapë e kanë ndihmuar të ecë përpara. “Më rrinin pranë dhe më thoshin më ke mua por në sytë e tyre nuk kishte shpresë. Mungesa e shpresës në sytë e tyre më dha forcë dhe u bëra kjo që jam sot“.