Nga Shqipëria / E Diel 28 Shkurt 2021, 16:04

Ana 1 flet për jetën private pas daljes nga 'Përputhen': I dashuri më ka thënë...

Pak kohë më parë, Ana 1 u përjashtua nga “Përputhen”, pasi Arjoni publikoi një foto ku shihej në shtrat me të. Gjatë kësaj periudhe, ish-konkurrentja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, si dhe ka dhënë intervista rreth jetës private.

Ditën e sotme, Ana i është përgjigjur pyetjeve të publikut në emisionin “E diell”, rubrika “Trotuar”. Shumica e pyetjeve ishte “A je në një lidhje?”.

“Më ka thënë i dashuri të them se jam single”, tha ish-konkurrentja, duke lënë të kuptohet se është në një lidhje, por preferon të mos e bëjë publike.

Kujtojmë se Ana është përfolur për një histori dashurie me reperin e njohur, Bardhin.