Nga Shqipëria / E Diel 28 Shkurt 2021, 16:04

‘S’kam nerva të të dëgjoj’, Ana 1 kapet keq me Bledi Manen dhe del nga studioja

Këtë të dielë në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E diell”, Ana 1 debatoi ashpër me Bledi Manen.

Bledi tha se konkurrentët që marrin pjesë në një reality show kanë nevojë për psikolog, pasi një famë aq e madhe i gjen të papërgatitur.

Debati mes tyre:

Bledi Mane: Gjithë personazhet më të spikatur të një reality show siç është dhe “Përputhen”, në psikozën time janë njerëz me dy personalitete dhe që vuajnë nga një lloj çekuilibri mental. Fama e tyre që erdhi në mënyrë të papritur dhe e shumtë...

Ana: Sa keq më vjen për ty që nuk më ke njohur më përpara, jam e njëjta Ana, jam bërë më e thjeshtë se ç’kam qenë se atëherë kisha shumë pordhë

Bledi: Është shumë miqësore kjo që po flas, i ka vënë përballë një presioni mediatik, social, fizik dhe të gjithë personazhet në përgjithësi janë të papërgatitur. Te karakteri i tyre ka luhatje të theksuara. Ju të dyja (drejtuar Anës dhe Shqipes) nxorrët në pah një krenari të tepruar

Ana: E ka seriozisht ky apo ça?

Bledi: Duhet një psikolog sepse fama është shumë e dëmshme. Është e vështirë për ta mbajtur, nëse jemi në shkurt të 2022 ju të dyja jeni të zonja të jeni kaq të famshme sa tani? A do ta mbani famën që keni apo jo?

Ana: S’kam nerva ta dëgjoj

Bledi: Mos nuk kanë atë formimin intelektual që ta kuptojnë pyetjen time

Ana: Më fal, po kush je ti të gjykosh e kemi atë formim intelektual apo jo? O zotëri, po flas me ty unë se na trashe....mirupafshim se s’merrem me ty

Konkurrentja doli nga studioja.