Nga Shqipëria / E Diel 28 Shkurt 2021, 14:02

Shqipja është e lidhur me Fationin? Ana 1 i habit të gjithë me deklaratën

Sot në “E diell” Top Channel, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana 1 u pyet nëse pëlqimi i saj për Fation Kuqarin ka qenë i vërtetë dhe pse nuk u bashkuan pas daljes nga emisioni.

“A ka qenë real pëlqimi për Fationin? Dhe pse nuk u bëtë çift tani që jeni jashtë emisionit?”, ishte pyetja. Fillimisht, Ana i habiti të gjithë me deklaratën e saj, teksa tha se ndoshta jashtë emisionit Fationi është i Shqipes.

“Se ndoshta tani që jemi jashtë emisionit e ka Shqipja”, u shpreh ajo, duke iu drejtuar Shqipes, e cila ishte po ashtu e ftuar në “E diell”. Më pas ajo shtoi se po bënte shaka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)