Nga Shqipëria / E Diel 28 Shkurt 2021, 12:12

Evis Kushi shërohet nga Covid-19 dhe jep një mesazh: Për të gjithë ata që nuk besojnë...

Ministrja e arsimit, Evis Kushi ka fituar betejën me Koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale. Ministrja ka shkruar se tani ndihet e lehtësuar, si dhe ka dhënë një mesazh për qytetarët.

“Një shëtitje në Parkun “Rinia” Elbasan, pas rikuperimit të plotë nga beteja me COVID-19 dhe përpara rikthimit në një javë intensive pune dhe angazhimesh aktive, e lehtësuar dhe me dëshirën e madhe për të shërbyer me përgjegjësi dhe përkushtim.

Ndjesë që isha larg zyrës më gjatë nga sa e kisha menduar, por për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, jua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur!  Ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe mesazhet tuaja inkurajuese gjatë këtyre ditëve!”, ka shkruar ajo.