Pak ditë më parë, Kim Kardashian firmosi divorcin nga Kanye West.
The Sun” ka zbardhur letrat e divorcit, ku citohet dhe arsyeja kryesore pse dyshja i kanë dhënë fund martesës pas 6 vitesh së bashku.

“Diferencat e papajtueshme”, ka shkruar Kim Kardashian. Në letrat e divorcit (Lexo këtu)shihet se ajo ka kërkuar kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre, North-7 vjeç, Saint-5 vjeç, Chicago-3 vjeç dhe Psalm-1 vjeç.

Pritet që divorci i një prej çifteve më të njohur në botë të transmetohet në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.





