Këngëtarja e njohur, Kida i ka bërë vetes një dhuratë super të shtrenjtë. Ajo ka blerë një Mercedes të llojit “G Class”, e cila kushton rreth 120.000 euro.

Kida ka publikuar dy foto pranë makinës në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar “Bisha ime”.

Në fotot në fjalë, vihet re dhe look-u i ri i këngëtares. Ajo i ka lyer flokët në ngjyrë rozë të theksuar.




