Sara dhe Atdheu-Jasmina dhe Andi. Kështu ishin “çiftet” në “Përputhen” vetëm pak ditë më parë. Mirëpo, mjaftoi një takim i Sarës me Andin që gjithçka të shkatërrohej.

Dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq sa Jasmina u zhgënjye. Ajo kërkoi që Andi ta respektojë ose t'ja thotë hapur nëse nuk do ta vazhdojë lidhjen me të kurse për Sarën tha se nuk mund të jenë shoqe.

Ditën e sotme, Sara e thumboi konkurrenten duke publikuar një foto me Andin, krahas së cilës shkroi “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë”.

Jasmina nuk e ka lënë me kaq. Ajo ia ka kthyer Sarës me të njëjtën monedhë, duke flirtuar me Atdheun. Teksa ky i fundit ka publikuar një foto në Instagram, Jasmina i ka komentuar “I bukuri im”.
Ndërkohë, Atdheu i ka replikuar me një kurorë dhe një zemër.





