Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë.

Eliza e ka dhënë lajmin e ëmbël me anë të një postimi në rrjete sociale. Aktorja ka publikuar një foto duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Kujtojmë se Eliza u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2019. Ajo solli në jetë një djalë nga martesa me biznesmenin Peter Palandijan. Çifti e pagëzuan vogëlushin me emrin Philip Bourne.



