Aurela Hoxha feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta. Por edhe surprizat e dhuratat nga miqtë apo nga partneri, edhe pse këtë të fundit nuk e tregon në rrjete sociale.

Aurela ka postuar video të njëpasnjëshme ku tregon buqetat me trëndafila që ka marrë duke u ndjerë me siguri e llastuar me të gjithë këto dhurata.

Modelja duket ende si në të njëzetat, por sot ajo mbush 36 vjeç.

Ky vit e ka gjetur Aurelën të plotësuar, me një jetë në Spanjë, me biznes dhe me një partner për të cilin ka treguar shumë pak.





