Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Shkurt 2021, 17:05

E fundit/ 19 viktima dhe 986 raste të reja, ja qytetet ku ka më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 27 Shkurt 2021

Në 24 orët e fundit janë kryer 3957 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 461 raste në Tiranë, 54 raste në Vlorë, 44 raste në Durrës, 41 raste në Fier, 39 raste në Librazhd, 31 raste në Elbasan, 24 raste në Krujë, 23 raste në Shkodër, Pogradec, 22 raste në Lushnje, 19 raste në Kuçovë dhe Tepelenë, 18 raste në Mallakastër dhe Lezhë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Mirditë, 12 raste në Berat, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Peqin, 8 raste në Kurbin dhe Gramsh, 7 raste në Kavajë, 5 raste Ura Vajgurore, 4 raste në Përmet, Kukës, 3 raste në Maliq, Shijak, Kolonjë, Himarë, Vau i Dejës, Pukë, Devoll, 2 raste në Vorë, Cërrik, Skrapar, Sarandë, 1 rast në Poliçan, Kelcyrë, Libohovë, Memaliaj, Bulqizë, Malësi e Madhe, Dibër, Delvinë, Mat, Rrogozhinë, Has.

Po gjatë 24 orëve të fundit 19 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me këtë sëmundje. Viktimat janë: 9 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shijaku, 1 qytetar nga Kavaja,1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 65-89 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1331 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 12467 vaksinime antivCOVID. Në 24 orët e fundit janë shëruar 962 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 68,969 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 41 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.