Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ishte së fundmi e ftuar në “Shqipëria Live”, ku nuk i kurseu thumbat për një ndër konkurrentët e programit. Bëhet fjalë për Marisin.

Shqipja tha se Marisi duhet të largohet nga programi, sepse që nga shtatori është kot në emision. Ajo shtoi se konkurrenti ka bërë vetëm një takim dhe askush nuk e do aty.

“Në momentin që kanë filluar të futen konkurrentë të tjerë, unë mendoj se çdo gjë po bëhet vetëm për vëmendje, vetëm për show. Një personazh aty brenda ka nga fillimi i emisionit, nga shtatori dhe deri tani me një takim. Çfarë do mor djalë aty brenda, kur ty nuk të merr njeri? Marisi. Ai sikur ka tërë jetën në kat të dytë, lëshon flokët si Rapunzel dhe pret princin. Ik më mirë, vetëm ti nuk je për aty. Këtë djalë kush e do aty? Edhe ky vetë duhet ta kuptojë”, tha ish-konkurrentja.





