Hena e Plote e Muajit ndodh në 27 Shkurt ne graden e 9 te Virgjereshes. Endrra me realitetin Tokesor dhe Fantazia me optiken analitike do jene ne perballje. Ne diten e Saturnit dhe ne oren e Diellit nenshkruhet nevoja per rezistence dhe deshire. Dituria dhe Pervoja do behen qendra e energjise. Lufte te madhe do beje kjo Hene e Plote me Marsin ne pozicion te dobet ne Dem dhe Yjesine e Qendrueshme Algol.
Ndjenja te fiksuara te paqarta dhe fobite do ashpersohen. Situata te paqarta dhe pasiguri nderkohe nje ndihme vjen nga Plutoni ne Bricjap si nje burim energjie dhe rigjenerimi.
Pyetje qe kerkojne pergjigje jane:
1.Mos jemi larguar shume nga dashuria, dhurimi dhe perqafimet e ngrohta?
2.Mos kemi funksionuar si nje oferte njerezore?
3.Mos kemi qene shume naiv dhe enderrimtar?
4.Mos na ka bllokuar frika dhe pasiguria?
Psikologjikisht duhet tu largohemi mendimeve qe riciklojne ceshtje qe kane mbaruar tashme. Biologjikisht duhet t'i largohemi frikes nga mikrobet dhe ankthit. Eshte nje periudhe qe duhet te analizojme mire se ku duhet te japim dhe ku duhet te largohemi.
Dashi
Ne diagonalen e punes dhe te shendetit hena e Plote ne Virgjeresh do ndikoj shume ne ceshtjet shendetesore dhe ne zbulim te energjise se trupit tuaj, por edhe ne nje perfundim pune
Demi
Perpiquni te jeni pak me te arsyeshem se sa kokekorte ne disa raste nen ndikimin e Marsit ne shenjen tuaj. Logjika do ju hapi rruget. Inati do ju mbylli
Binjaket
Do enderroni shume per te ardhmen dhe per nje pozicion te rendesishem ne karriere, por ne fakt te dhenat nen ndikimin e henes se plote ne Virgjeresh jane kontradiktore me ngritjen tuaj
Gaforrja
Per ju hena e plote ne Virgjeresh do kete te beje me nje hartim plani apo udhetimi i cili pervec imagjinar do mund te behet edhe real nese ju jeni mire psikologjikisht
Luani
Nje arsyetim i forte ne ceshtjet ekonomike nuk do ju lejoj te shpenzoni apo te enderroni dicka me shume si fantazi ne blerje apo shijim. Takime te fshehta romantike apo mekate te vogla nuk do mungojne
Virgjeresha
Jeni me hene te plote ne shenjen tujaj dhe ne lufte me dike qe e doni shume apo me nje projekt qe vertet e mendoni pafund. Nese do gjeni nje rruge te trete do shpetoni nga bllokimi
Peshorja
Shume romantik ne llojin tuaj do jete kjo periudhe ku do deshironit te plotesonit nje deshire ne jeten personale apo ne ceshtje pune. Dhe mbi te gjitha romantizmi juaj do jete pargmatist
Akrepi
Ju duhet hena e plote ne Virgjeresh per te ringritur ne nje status social me te larte veten tuaj personalisht duke lene mbrapa deshirat erotike apo shijimin personal
Shigjetari
Do shikoni me mire mundesite qe keni per te perparuar ne lidhje me punen dhe karrieren pavaresisht nje ngecjeje kokeforte qe ju del gjithmone perpara
Bricjapi
Nje ceshtje ligjore dhe nje udhetim i rendesishem ju pret. Do mbyllni nje cikel te veshtire studimesh apo kualifikimesh. Por duhet te ikni gjithsesi larg
Ujori
Ju duhet nje investim i zgjuar apo nje llogari e perpikte ne nje marredhenie pune apo ne nje kontrate martesore. Por mbi te gjitha do mbyllni nje cikel pervoje dhe do hapni nje cikel te ri
Peshqit
Hena e plote perball jush eshte nje kundershtim per te dhenat tuaja psikologjike apo deshirat tuaja. Kjo do te thote qe duhet te beheni pak me konkrete jo te paqarte ne marredheniet tuaja.
