Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Shkurt 2021, 09:09

Eri pezullohet nga 'Përputhen', çfarë ndodhi pasi u fikën kamerat

Eri, nje nga konkurrentët që ka pikasur në "Përputhen", është pezulluar nga programi. Shkak është bërë një sherr me Dorianin, djalin e ri, i cili iu bashkua "Përputhen" të enjten. 

Sherri nisi në studio, ku Antonela i tha Dorianit se është i vogël pasi as qime nuk ka në fytyrë. "Jemi në 2021, të kesh lesh në ditët e sotme është turp", tha Doriani teksa Eri u shpreh se djemtë e tjerë janë ofenduar nga kjo.

Situata mes dy djemve ka agravuar jashtë studios dhe pasi janë fikur kamerat, prandaj Eri është pezulluar përkohësisht nga programi dhe gjithçka do të sqarohet të dielën në “Për’puthen Prime”.

Ndërkohë Doriani është shprehur se i vjen keq që situata degradoi.

“Nuk e prisja që të ndodhte kjo gjë që në fillim, nuk jam tip i sherreve. Ndoshta dola pak nga vetja. Pyetjet ishin të shumta, nuk isha i përqendruar. Ndodhi dhe një keqkuptim, ndoshta kam pasur dhe unë faj”, tha Doriani.