Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 22:10

Manastirliu: Të hënën vijnë rreth 15 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se të hënën do të vijnë rreth 15 mijë vaksina kundër Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shkruan gjithashtu se së shpejti do të kemi lajme të mira dhe për sasi të tjera.

"Të hënën do të mbërrijnë rreth 15 mijë vaksina Pfizer dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për të tjera sasi vaksinash", ka njoftuar Manastirliu. 

Këtë javë në Shqipëri mbërritën 8190 vaksina nga Phizer. Në vend vazhdon procesi i vaksinimit te personeli shëndetësor dhe te të moshuarit.