Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 22:10

Armina takon djalin e Olta Gixharit dhe nuk mund të ishte më e emocionuar

Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht të vitit të shkuar. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar.

Siç tashmë dihet, Olta jeton në Spanjë me partnerin e saj, mirëpo vetëm pak ditë më parë u kthye në Shqipëri pas një viti mungesë. Ditën e sotme, aktorja ka takuar vogëlushin me mikeshën e saj, Armina Mevlanin.

Armina ka publikuar një foto pranë Amarit në rrjete sociale dhe është shprehur e emocionuar që më në fund e ka takuar. Kujtojmë se blogerja i ka vendosur emrin vogëlushit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armina Mevlani (@armina_mevlani)

"Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme", ka rrëfyer Olta në emisionin “Jonida’s Room”.