Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 21:09

Sa qenka rritur: Jozefina Topalli ndan foton më të ëmbël me nipin

Në gusht të vitit që lamë pas, vajza e Jozefina Topallit, Megi u bë nënë për herë të parë. Megi solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Nikolas.

Vogëlushi ka sjellë shumë lumturi në jetën e familjarëve dhe sot Jozefina ka publikuar një foto pranë tij, ku shihet se është rritur shumë.

Ajo ka pozuar e buzëqeshur me Nikolasin, pranë një qenushi. Kujtojmë se partneri i së bijës quhet Angjelin Serreqi.