Brenda 24 orëve të fundit dy vëllezër nga Mati kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Viktimat janë Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç. Nuk dihet ende nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
“Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve”, ka njoftuar Ibrahim Domi, djali i viktimës.
Ndërsa disa orë më parë, ai kishte njoftuar dhe për humbjen e xhaxhait: “Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”.
Burimi: "ABC News"
