Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 19:07

‘Treshe, unë, ti dhe...’, Jasmina i kthehet keq Andit

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Andit dhe Sarës. Ndonëse kanë shprehur hapur pëlqimin për konkurrentë të tjerë, dyshja u treguan shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Andi dhe Sara u takuan në natyrë, ku konkurrenti e mori vajzën në krahë. Ai tha se po bënte “stërvitje”.

“Unë, ti dhe natyra, treshe”, i tha Andi.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Jasmina, e cila iu kthye Andit: “Ma sqaro se nuk e kuptova këtë treshen”.

Pjesë nga debati:

Andi: Jemi unë, Sara dhe natyra, treshe

Jasmina: Pse nuk thua dot unë, ti dhe natyra?

Andi: Nuk është faji im që ti keqkuptohesh