Pak ditë më parë, moderatorja Fjoralba Ponari bëri të ditur se është infektuar për herë të dytë me Koronavirus. Ajo është izoluar në shtëpi, ku dhe është surprizuar nga familjarët, i dashuri dhe fëmijët e emisionit “Thuaj një dëshirë”.

Moderatorja ka shpërndarë në rrjete sociale videon promo të programit, ku shihen personat e lartpërmendur duke i shkuar te dera e shtëpisë.

I dashuri, Francesko i hedh nga ballkoni një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë. “Më ka marrë shumë malli”, dëgjohet të thotë Fjoralba.
View this post on Instagram




