Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 17:05

E infektuar me Covid-19, Fjoralba surprizohet nga i dashuri dhe familjarët

Pak ditë më parë, moderatorja Fjoralba Ponari bëri të ditur se është infektuar për herë të dytë me Koronavirus. Ajo është izoluar në shtëpi, ku dhe është surprizuar nga familjarët, i dashuri dhe fëmijët e emisionit “Thuaj një dëshirë”.

Moderatorja ka shpërndarë në rrjete sociale videon promo të programit, ku shihen personat e lartpërmendur duke i shkuar te dera e shtëpisë.

I dashuri, Francesko i hedh nga ballkoni një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë. “Më ka marrë shumë malli”, dëgjohet të thotë Fjoralba.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @vipvideooos