Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 16:04

‘Kaq e trishtuar për ikjen tënde’, Ira Seferi humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Bashkëshortja e Gaz Pajës, Ira Seferi ka humbur një njeri shumë të shtrenjtë të familjes. Gjyshi i saj është ndarë nga jeta dhe lajmin e hidhur e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjete sociale.

Ira ka publikuar një foto krah gjyshit në Instagram, krahas së cilës ka shprehur trishtimin e madh për ikjen e tij.

"Gjysh, kaq e trishtuar per ikjen tende! Je njeriu me cilesite me te mira qe kam njohur, fisnik, i zgjuar, i dashur...Faleminderit per cdo gje qe ke bere per mua dhe te gjithe! Keshillat e tua do t'i kem gjithmone me vete. S’te thashe dot sa krenare jam per nje gjysh si ti...U prefte ne paqe shpriti yt", ka shkruar ajo.