Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ka ndodhur një aksident me vdekje. Top Channel raporton se një makinë ka aksidentuar një vajzë të vogël, 7 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
