Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 12:12

Vlorë/ Përplaset për vdekje nga makina një vajzë 7-vjeçare

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, ka ndodhur një aksident me vdekje. Top Channel raporton se një makinë ka aksidentuar një vajzë të vogël, 7 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.