Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 11:11

Nuk është i dashuri, këngëtarja shqiptare kapet me një mashkull tjetër

Rita Ora prej disa javësh po qëndron në Sidney, Australi ku është pjesë e jurisë së “The Voice”. Pas 14 ditëve në karantinë, tashmë ajo është e lirë që të dalë dhe të enjten, këngëtarja shqiptare ka vendosur që të shijojë rrezet e diellit dhe detin.

Rita është fotografuar me një mashkull misterioz teksa merrte rreze dielli e argëtohej në det. 

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini jeshil dhe dukej shumë e lumtur. 

Ndërkohë Rita është fotografuar për herë të fundit me të dashurin e saj 39-vjeçar, Romain Gavras, në nëntor të vitit të kaluar. Regjisori francez i filmit ka hedhur poshtë lajmet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Sipas tij, ata janë ende së bashku dhe se marrëdhënia e tyre është në rrugën e duhur.