Një tjetër humbje është shënuar mes bluzave të bardha këtë të premte në vendin tonë. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeku Gëzim Lamaj, 63 vjeç nga Berati ka humbur betejën me Covid.
Mjeku prej ditësh ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv. Fatkeqësisht nuk ja ka dalë të fitojë betejën me Covid.
Gëzim Lamaj ka punuar prej vitesh në spitalin rajonal të Beratit në departamentin e radiologjisë si ekografist dhe radioskopi.

