Nga Shqipëria / E Premte 26 Shkurt 2021, 10:10

Kush është i pari shqiptar që bleu një biletë për në Mars

18 shkurti ishte një datë historike, pasi sonda e NASA-s zbriti në sipërfaqen e Marsit. Misioni ka kushtuar më shumë se miliardë euro në Planetin e Kuq dhe nisi në korrik 2020. Kontrolluesit në Laboratorin e Jet Propulsionit të NASA-s në Pasadena, California, pritën për 11 minuta e gjysmë për një sinjal që konfirmoi uljen e suksesshme. Ky sinjal u trasmetua në Tokë nga një prej anijeve kozmike të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.

Ditën e sotme në ‘ABC e Mëngjesit’, profesoresha Mimoza Hafizi ka komentuar edhe më shumë detajet që pritet të ndodhin.

“Liqeni njihesh po u zbarkua. Mendohet se ai ka qenë një liqen, është një e dhënë për të kuptuar më shumë. Tani pritet të shkojë një mission amerikan dhe europian, të marrë këto mostra dhe t’i sjellë. Do të jetë misioni i parë që do të shkojë dhe do të kthehet, edhe do të ndodh brenda kësaj dekade”, tha Hafizi.

Në një lidhje në ‘Skype’ nga Kosova ka qenë edhe Benet Nura, i cili është i pari shqiptar që ka blerë një biletë për në Mars. 

“Te formulari duhej emri, ku po jeton, çfarë studion dhe sa vjeç je. Unë po studioj për shkenca kompjuterike.

Krejt kanë reaguar pozitiv nga familja, edhe shokët. Tani dua vetëm të kryejë studimet, të mësojë më shumë rreth shkencës”, tha ai.