Nga Shqipëria / E Enjte 25 Shkurt 2021, 21:09

Ikën kaçurrelat, Hueyda El Saied i pret flokët shkurt fare

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied ka patur gjithmonë një pamje që e veçonte për shkak të kaçurrelave të saj. Por sot Hueyda ka bërë të papriturën dhe ka ndryshuar pamjen në mënyrë drastike.

Në foton e fundit të publikuar në Instagram artistja është shfaqur me flokët e prera shkurt fare, sa është e vështirë të njihet.

“Unë nuk mund ta ndryshoj botën, por mund të ndryshoj stilin e flokëve të mi”, shkruan Hueyda.