Nga Shqipëria / E Enjte 25 Shkurt 2021, 17:05

Qytetarët nuk mbajnë maska, lokalet plot, masat kundër Covid nuk zbatohen

Pavarësisht se mbi 35 000 persona janë aktualisht mbartës të Covid-19 në Shqipëri, qytetarët ende nuk tregojnë kujdes. TV Klan sjell pamjet nga disa qytete të Shqipërisë.

Në rrugët e Shkodrës askush nuk mban maskë, ndërsa lokalet janë të mbushura plot.

Në kryeqytet mbetet një shqetësim mbipopullimi i bareve. Tavolinat vendosen ngjitur, në kundërshtim me çdo protokoll anti-Covid. Mungesa e maskës në to quhet e legjitimuar.

Mungesa e maskës vihet re masivisht edhe në Korçë. Kafet janë plot, sidomos në fundjavë kur qyteti tejmbushet edhe nga vizitorët.

Në Elbasan, qytetarët e respektojnë ligjin për të shmangur gjobën, por nëse sheh vendosjen e maskës, kjo aspak nuk i shërben shëndetit.

Po ashtu edhe Durrësi me lokalet e mbushura plot, në kundërshtim me protokollin e sigurisë.