Nga Shqipëria / E Enjte 25 Shkurt 2021, 15:03

Gjërat qenkan serioze: Aleksia dhe Romeo marrin hapin e rëndësishëm për lidhjen e tyre

Pak ditë më parë u zbulua lidhja e re e aktorit Romeo Veshaj. Ai po shijon historinë e dashurisë me vajzën e Niko Peleshit, Aleksian.

Vetë ajo ka publikuar foto me Romeon në rrjete sociale, duke mos e fshehur lidhjen e tyre. Së fundmi, “Iconstyle” ka zbuluar se dyshja kanë ndërmarrë një hap të madh.

Aleksia dhe Romeo kanë avancuar shumë me lidhjen e tyre, aq sa kanë nisur bashkëjetesën. Kujtojmë se aktori nuk ka reaguar ende mbi lidhjen e re dhe as për ndarjen nga Jonida Maliqi.