Nga Shqipëria / E Enjte 25 Shkurt 2021, 11:11

E mbajti të fshehtë për 8 muaj, Arbenita tregon foto nga fillimet e shtatzënisë

Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por lajmi i ëmbël u zbulua vetëm para pak ditësh.

Për plot tetë muaj, Arbenita e ka përjetuar jashtë vëmendjes së mediave dhe publikut pritjen e ëmbël. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto kur ishte në muajt e parë të shtatzënisë.

Në foton në fjalë, modelja ka pozuar me një fustan të zi dhe barku i saj duket i sheshtë, por është në fakt 3-muajshe.