Nga Shqipëria / E Enjte 25 Shkurt 2021, 09:09

Video me momente intime, Marsela surprizon Vitmarin për ditëlindje: Je gjithçka për mua

Këngëtari i njohur Vitmar Basha feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë ai ka marrë urime të shumta, por më i bukuri është dedikimi i partneres, Marsela Çibukaj.

Marsela e ka surprizuar duke publikuar një video ku dyshja shihet në momente intime, duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Krahas videos, ajo ka shkruar fjalët më të ndjera të dashurisë.

“Një mijë fjalë, një mijë puthje nuk do mjaftonin për të të treguar sa dashni ka kjo zemra ime për ty, për ty që je gjithçka për mua. Gëzuar ditëlindjen o shpirt i bukur dhe i rrallë. Të dua pafund”, ka shkruar Marsela.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj)