Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 23:11

'Shpifni për ngjyrën time të lëkurës dhe për gjyshen time të ndjerë', Meri reagon pas sulmeve

Pasi fitoi zemrën e Saimirit, Meri Murrizi u kthye në vëmendje të mediave dy ditët e fundit. Sigurisht që u komentua edhe jeta e saj jashtë kamerave, por lajmet shkuan deri aty sa diskutohej se Meri vjen nga komuniteti rom dhe se gjyshja e saj është magjistare shumë e njohur në Elbasan.

Madje u tha se Meri e ka fituar zemrën e Saimirit përmes magjive të gjyshes së saj, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Meri tregon se gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe ka reaguar e revoltuar ndaj lajmeve që shpikin rreth jetës së saj.

“Të dashur mbështetës dhe ndjekës të faqes sime! Ju falenderoj pamasë për fjalet e ngrohta dhe inkurajimin që më keni dhëne gjatë gjithë rrugëtimit tim në Love Story. Teksa momentet e bukura janë shfaqur në ekran, gjatë kësaj eksperience kam provuar edhe sulme dhe intriga nga më djallëzoret, qëllimi i të cilave ishin që une të tërhiqesha nga Love Story. Unë nuk u theva dhe falë jush ja dola, të shkoja deri në fund. Sa i përket zgjedhjes, ai ishte vendim i Saimirit! Dhe unë e dëshiroja! Jam e lumtur, ë  dola nga ky shoë me Saimirin në krah! Ndihem më shumë se e bekuar! Por, edhe sot, ndërsa çdo gjë duket se është në vendin e vetë, përsëri sulmet nuk kanë ndalur ndaj meje… Pas shpifjeve për ngjyrën e lëkurës, sot u morën dhe me gjyshen time të ndjerë! Lërini njerëzit në paqe! Të gjithë ata që më njohin në Elbasan dine gjithçka për origjinën, traditën dhe familjen time të respektuar që kam! Gjithashtu janë munduar edhe të spekulojnë me shokët dhe miqtë e mi duke përdorur foto të marra nga profili im! Deri më tani jam treguar shumë e vërtetë dhe ashtu do jem gjithnjë! Faleminderit dhe Zoti ju bekoftë!”, shkruan Meri.