Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 21:09

'Po filloj të ndihem si alien', Alban Ramosaj habitet me atë që sheh në Tiranë

Alban Ramosaj ka shprehur shqetësimin e tij për një fenomen që po ndodh në vendin tonë prej kohësh e kjo është dhe arsyeja pse shifrat e të infektuarve vazhdojnë të jenë të larta. Me të drejtë, këngëtari shprehet se shumica e popullsisë nuk mbajnë maska, ose e mbajnë poshtë hundës.

I indinjuar Albani i bën thirrje njerëzve të jenë më të ndërgjegjshëm.

"Realisht dua të flas për diçka se po filloj të ndihem si alien. Dhe sigurisht që as nuk pretendoj të ketë ndonjë ndryshim, por thjesht kurioz nëse jeni koshient apo jo? Kam dy ditë që kam ardhur në Tiranë dhe shoh që mbi 70% e popullsisë rreth e rrotull nuk vënë maska. Nëpër taksi, dyqane, në bankë, rrugë etj. Ndërkohë dëgjoj “ankesa” nga taksistët që kambi 1000 të infektuar e nga 15 të vdekur përditë dhe sigurisht që janë duke u ankuar gjatë kohës që kanë hundën si sqep jashtë maske. Dhe bras mendjen nëse e dinë që ata janë pjesë e shkakut? (Dhe po, në këtë moment bëhem ao robi i bezdisshëm që i vë në dijeni për këto gjëra). Në një bankë sot, më mirëpriti një roje me maskën që i varej nga njëri vesh e ndërkohë ngjit me të ishte tabela sa vetë ai në këmbë që shkruante “Nuk lejohet hyrja pa maska” ku sigurisht pasi hyra më shërbeu një punëtore që ekspozimi i buzëkuqit të saj kishte për të më shumë rëndësi sesa kontrolli i përshtymës që nxirrte nga goja kur fliste. Kur nuk merrni ligjin për bazë, mua dhe habitjen time jo e jooo. Thjesht, po vdes nga brenda ta di, a ju “plas” për ata pjesëtarët e familjes? (Sidomos ata në moshë të rrezikuar). Apo do të fillojë të të plasi në momentin që do e shohësh të afërmin tënd të shtruar në spital. Ose më keq akoma, kur të jesh vetë ti duke vdekur dhe nuk të lënë të afërmit për të të dhënë lamtumirën e fundit dhe vdes i vetëm aty, si një numër më shumë për një taksist të rëndomtë që të përdori si pjesë të “15shes” së tij me klientin e rradhës. VENDOS MASKËN, MOS U TREGO INJORANT. TË LUTEM! Një ide…Lëre popullin që nuk është në punë e po ecë jashtë për qejfin e vetë, për një moment thjesht injorojeni të gjithë atë përqindje. Kthehemi pak tek ata që janë në punë, ku ka kontakt social (të afërm, e sidomos në ambjente të mbyllura) do doja shumë që të paktën këta të ishin ata “shembujt” për popullin. E jo veç shembuj, port ë ishin ata që shtyjnë klientin për të ndjekur rregullat. Gjithsesi mbase po deliroj se tashmë kaq pak për të kërkuar konsiderohet si “bota ideale”, shkruan Albani.