Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 16:04

Me Koronavirus, i riu në Tiranë tregon simptomat: M’u bllokua frymëmarrja, më dha...

Gazetarja e ABC News, Ema Shazivari ishte në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku po trajtohen pacientë me Koronavirus.

Shazivari ka intervistuar disa pacientë, mes të cilëve dhe një të ri. Ai ka treguar si është infektuar me Koronavirus dhe simptomat që i janë shfaqur fillimisht.

“Direkt më dha një temperaturë të lartë një ditë e gjysmë, pastaj hyra në mjekim dhe nuk pata asnjë lloj shqetësimi, pastaj direkt në spital në kohë. Kam 12 ditë që kam ardhur me bllokim të frymëmarrjes, por tani jam shumë mirë e kam kaluar cdo gjë, nuk ndiej asnjë lloj shqetësimi asnjë gjë”, tha qytetari. 

Burimi: "Abc News"