Aktorja e njohur, Shailene Woodley ka bërë të ditur se është fejuar me yllin e futbollit Aaron Rogers. Ajo e dha lajmin e bukur në një intervistë me Jimmy Fallon.

Shailene tha se ajo dhe futbollisti ka kohë që e kanë marrë këtë hap, por e kanë mbajtur të fshehtë.

“Po jemi fejuar. Për ne nuk është një lajm i ri, prandaj është paksa qesharake. Të gjithë janë “Oo jeni fejuar, jeni fejuar”, ndërsa ne ndërkohë “Po, ka kohë që jemi fejuar”, tha ajo.



