Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 13:01

Ana i dha fund njohjes me të, Riniani e thumbon publikisht

Ditën e djeshme Ana i dha fund njohjes me Rinianin, duke u shprehur se nuk e sheh si partnerin e saj. "Unë vërtetë ndihem shumë mirë me Rinianin, por nuk e shoh dot si partnerin tim. Jam munduar që ta shoh. Vërtetë ndihem shumë mirë, por nuk më përcjell emocionin që të dridhem", tha ajo.

Konkurrenti mbeti shumë i zhgënjyer, aq sa e thumboi në sy të të gjithëve. Ai e konsideroi si aktore, duke i thënë që do t’i dhurojë një biletë për në Hollywood. 

“Nuk ka problem fare. Do të të dhuroj dhe një biletë pastaj për Los Angeles, për Hollywood. Jam shumë i zhgënjyer. Nuk ka vdekur njeri nga dashuria dhe nuk do të vdes as unë”, u shpreh Riniani.