Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Instagram.

Mandy dhe partneri, Taylor Goldsmith janë bërë prindër të një djali. Ata e kanë pagëzuar të voglin me emrin August.

"Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë fiks në ditën e caktuar, duke i lumturuar prindërit e tij. Ishim përgatitur të binim në dashuri, por kjo shkon përtej çdo gjëje që kishim imagjinuar”, ka shkruar ajo.




