Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 11:11

'Kjo jam unë', pa filtra dhe pa pikë grimi, Loredanën nuk e kishim parë kurrë kështu

Reperja e njohur Loredana është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan foto të ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi, ajo ka marrë vëmendjen e ndjekësve me një foto të postuar në Instastory.

Loredana ka publikuar një foto të zmadhuar të fytyrës së saj, pa filtra dhe pa pikë grimi. “Kjo jam në të vërtetë unë”, ka shkruar reperja krahas fotos.

Kujtojmë se Loredana është ribashkuar me Mozzikun dhe ndodhen prej ditësh në Dubai.