Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 10:10

Elbasani në alarm/ Tre qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në moshë të re

Gjatë natës, tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Viktimat janë të grupmoshës 35-45 vjeç, të gjinisë mashkullore.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se edhe një qytetar tjetër nga Elbasani ndodhet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë se të hënën humbën jetën nga Koronavirusi dhe një 17-vjeçar dhe një 28-vjeçare nga Elbasani. Këto humbje kanë vënë në alarm qytetin.

Burimi: "Ora News"