Arbenita dhe Fero do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Arbenita përmes postimeve në Instagram. Ndërsa Fero pak më parë ka reaguar me një postim, ku shprehet se ndihet i ofenduar.
Me nota humori, Fero shkruan se mediat raportojnë se ai do të bëhet baba, por në fakt është Baba prej kohësh, referuar emrit që i ka vendosur vetes.
"Media m'keni ofenduar. Fero do të bëhet baba? Unë prej kohësh jam Baba", shkruan Fero.

Fero ka realizuar edhe disa këngë me titull "Baba për ikona" apo "Alles Baba".
Ndërkohë sot Arbenita postoi dy foto me barkun e rrumbullakosur dhe zbuloi se është 8-muajshe shtatzënë.

“Prive.al” ka mësuar nga burime pranë çiftit se Fero dhe Arbenita do të bëhen prindër të një vajze.

