Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Nënë e bir janë qëlluar me armë zjarri pas një sherri për parkingun. Autori Z.J, banor i lagjes nr. 12 në Durrës, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10. 45-vjeçari fillimisht është përleshur me grushta, shkelma dhe sende të forta me F.Ç rreth 23-vjeç, ndërsa më pas ka nxjerrë armën duke e qëlluar të riun dhe nënën e tij, V.Ç rreth 45-vjeçe, e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.
Gazetari i ABC, Leonidha Musai raporton se nënë e bir me plagë në këmbë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: abcnews
