Nga Shqipëria / E Martë 23 Shkurt 2021, 20:08

Këngëtarja e njohur jep lajmin e ëmbël: Është shtatzënë dhe i duket e pabesueshme

Këngëtarja e hitit "Love me like you do", Ellie Goulding do të bëhet nënë për herë të parë. Ellie, 34 vjeç dhe bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, 29, po presin fëmijën e parë.

Këngëtarja ka treguar për "Vogue" se është 30-javëshe shtatzënë dhe shtatzënia i është dukur e pabesueshme. 

"Nuk e kishim në plan. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Po e shijoj shumë", tha Ellie duke shtuar se është shumë e lumtur që do të bëhet nënë.

Lajmi i bukur për këngëtaren vjen dy vite pas martesës së saj me Caspar Jopling.