Nga Shqipëria / E Martë 23 Shkurt 2021, 19:07

Ana dhe Riniani takim me krevat, konkurrentja trembet dhe bën atë që s’e priste askush

Në takimin e dytë me Anën, Riniani ishte kujdesur që të ketë shumë intimitet mes tyre. Kjo nuk i pëlqeu shumë Anës, gjë që e vuri në dukje dhe gjatë bisedës.

Ana: Është vetëm takimi i dytë dhe është shumë intimitet.

Riniani: Pse, të trembi krevati? Mos u tremb. Nuk e prisja të më zgjidhje në takim të dytë kur vazhdova takimin me Jasminën.

Ana:Të pashë në marrëdhënie me një vajzë, pastaj të mora prapë. Unë nuk kam të drejtë të dyshoj?

Riniani:Po ke të drejtë dhe më vjen mirë që dyshon. Pse nuk e merr ta shijosh Rinianin?

Ana:Unë dua ta zbuloj njëherë, pastaj ta shijoj.

Riniani:Si mendon ta zbusim pak?

Ana:Ke balsam me vete?

Shumë batutë e bukur. E meriton një puthje.

Riniani i dhuroi byzylyk bosh që ta mbushë me aksesorë që mund të kenë lidhje me ata të dy.

Surpriza e Rinianit u komentua edhe në studio ku pjesa më e madhe e konkurrentëve mendonin se Anës nuk i bëri aspak përshtypje sepse nuk shfaqi emocion.

Ana: Isha pak pa qejf dhe kisha disa gjëra të akumuluara me Rinianin. Më bëri përshtypje sigurisht, por nuk jam njeri që e tregoj, e mbaj nga brenda të gjitha. Unë e vlerësoj shumë Rinianin për çdo gjë që ka bërë.

Konkurrentja i habiti të gjithë kur tha se ka vendosur që t’i japë fund njohjes me Rinianin me një përqafim në studio. Ajo u shpreh se nuk i jep emocion, ndërsa Riniani u shpreh i zhgënjyer nga deklaratat e saj.

Ana: Unë vërtetë ndihem shumë mirë me Rinianin, por nuk e shoh dot si partnerin tim. Jam munduar që ta shoh. Vërtetë ndihem shumë mirë, por nuk më përcjell emocionin që të dridhem.