Nga Shqipëria / E Martë 23 Shkurt 2021, 13:01

Sa shumë ngjajnë: Jonida Vokshi na prezanton me vëllain e saj

Jonida Vokshi e ka mbajtur përherë private jetën e saj megjithatë pas lindjes së Emit, nuk mungojnë pozat me familjen. Sot Jonida na ka prezantuar me vëllain e saj, Dorin.

Duke i uruar ditëlindjen, aktorja ka postuar dy foto me të ku shihet se ngjajnë si dy pika uji.

“Edhe 100 të lumtura shpirti motrës. Daja Emit, u gëzofsh gjithmonë, të dua shumë”, shkruan Jonida krah fotove.