Nga Shqipëria / E Martë 23 Shkurt 2021, 11:11

Kur do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri? Flet Rama

Kryeministri Rama është shprehur ditën e sotme vaksinimi masiv në Shqipëri do të nisë shumë shpejt. Në një konferencë me fokus ekonominë, Rama tha se do të arrihet që Shqipëria të ketë një kontratë për marrjen e një sasie të madhe dozash vaksine.

“Sa më shpejt shumë shpejt synojmë që të kemi një sasi të konsiderueshme dozash vaksinash. Duhet të jenë të sigurt të gjithë se siç arritëm që të kishim një kontratë jashtë radhe me Pfizer, gjë që nuk e kanë bërë dot shumica e vendeve të rajonit, në të njëjtën mënyrë do të arrijmë që të kemi doza të mjaftueshme vaksinash.Ashtu shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është kohë e shkurtër jo e gjatë. Më vjen keq që nuk e them dot fjalën e fundit, por mezi po pres që ta them fjalën e fundit”, u shpreh Rama.

Burimi: tvklan